Politikani serb pretendon se dy të rinj serbë “janë rrahur nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës" - NACIONALE

Politikani serb pretendon se dy të rinj serbë “janë rrahur nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pretendon se dy të rinj, një djalë 15-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare, janë rrahur nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ata tashmë janë dërguar në raportin e kirurgjisë në KBC Mitrovica.

“Sot në komunën e Zveçanit, njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë rrahur një djalë 15-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare. Ata tani janë të shtruar në repartin e kirurgjisë në KBC Mitrovica. Lëndimet fizike mund të kalojnë, por trauma që ata përjetuan kurrë! Sa i keq duhet të jesh për të bërë diçka të tillë?”, - ka shkruar ai.

Lidhur me pretendimin e Arsenijeviqit, Nacionale ka tentuar të marrë versionin e Policisë së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme