Politikani serb Arsenijeviq pasi Lista Serbe mori mandatet: Çka është kjo? Çka të bëjnë punëtorët që dhanë dorëheqje tash?
Politikani serb nga veriu, Aleksandër Arsenijeviq, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pasi kandidatët e Listës Serbe morën mandatet si deputetë duke zëvendësuar kolegët e tyre nga e njëjta parti që kishin dhënë dorëheqje rreth dy javë më parë.
Arsenijeviq ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me këtë çështje.
“Çka është kjo? A është kjo një tjetër mashtrim serik, çfarë duhet të bëjnë punëtorët që dhanë dorëheqjen tash? Lista Serbe do të mbetet në institucionet qendrore të Kosovës! Phu!” – ka thënë ai.
Arsenijeviq ka qenë mes politikanëve të rrallë që vazhdimisht ka kritikuar Listën Serbe dhe politikat e saj. Sidoqoftë, ai ka mbështetur largimin e tyre nga institucionet e Kosovës.
