Politikani nga veriu: Nëse policia speciale hyn në shkolla, mund të ketë konflikt të përmasave të paprecedentë - NACIONALE

Politikani nga veriu: Nëse policia speciale hyn në shkolla, mund të ketë konflikt të përmasave të paprecedentë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut dhe kundërshtari i Listës Serbe, Aleksandër Arsenijeviq, ka komentuar ngjarjet e fundit në veri ku raportohet për shpërthime dhe për lëshim të sirenave.

Ai madje ka thënë edhe se frikësohet “që ‘skenari’ mund të çojë në një konflikt të përmasave të paprecedenta”

“Unë i frikësohem faktit që hyrja tjetër e forcave speciale të policisë dhe e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor në komunat e veriut mund të jetë edhe nëpër shkollat e fëmijëve tanë.”

Pra, ky është skenari që sipas tij mund të çojë në konfliktin në fjalë.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria deri tash nuk kanë dhënë informacione për atë që po ndodh në komunat veriore me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme