Policia sekuestron dy armë zjarri dhe një elektroshok në Prishtinë
Policia e Kosovës gjatë ditës së diele në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok në Prishtinë.
PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në rastin e parë është sekuestruar një armë dhe një karikator me 7 fishekë në rrugën “Bill Klinton”.
“Sot nga zyrtarët policor të stacionit Jugu dhe Veriu në Prishtinë, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok. Sekuestrimi i armës (tipi Zoraki) dhe një karikator me 7 fishekë, është bërë në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, kur personi/ automjeti me të cilin po lëvizte i dyshuari, është ndaluar nga zyrtarët policor të stacionit jugu, për një kontroll rutinore.” – thuhet në njoftim.
Sipas PK rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku është sekuestruar një armë dhe një elektroshok.
“Ndërsa në rastin e dytë, njësitet e stacionit policor veriu, pasi i janë përgjigjur një informate për të shtëna me armë në rrugën "Bajram Bahtiri", kanë arrit të gjejnë dhe sekuestrojnë, një armë zjarri dhe një elektroshok. Personat e dyshuar të të dyja rasteve janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
