Policia për gjendjen në veri pas vërshimeve: Ka shembje dheu, u hyri uji disa shtëpive - NACIONALE

Policia për gjendjen në veri pas vërshimeve: Ka shembje dheu, u hyri uji disa shtëpive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për situatën e krijuar në veri të vendit si pasojë e vërshimeve.

Nëpërmjet një komunikate më shkrim, thuhet se në magjistralën Mitrovicë-Bërnjak ka pasur shembje të dheut.

Ata tutje bëjnë të ditur se edhe në Lagjën e Boshnjakëve uji kishte dëpërtuar në disa shtëpi.

Siç thonë ata, rruga Qaber- Zubin Potok mbetet e bllokuar për shkak të shembjeve të gurëve dhe dheut.

Në pjesën veriore të vendit, disa nga pjesët ku ka vërshime më shumë nga uji janë: Lagja e Boshnjakëve ku uji ka depërtuar në disa shtëpi, magjistralja Mitrovicë-Bërnjak ka shembje të dheut, po ashtu rruga në fshatin Zubq, hyrja për në fshatin Varage ka shembje dheu, ndërsa rruga Qaber- Zubin Potok mbetet e bllokuar për shkak të shembjeve të gurëve dhe dheut. Në rrugët ku ka rrëshqitje dheu janë angazhuar edhe kompani për pastrimin dhe largimin e pengesave nga rruga”, thuhet në komunikatën e tyre.

Lajme të ngjashme