Policia njofton për dy të arrestuar në Shtërpcë, dyshohet se i shkaktuan lëndime një personi tjetër - NACIONALE

Policia njofton për dy të arrestuar në Shtërpcë, dyshohet se i shkaktuan lëndime një personi tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Shtërpcë, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se të dyshuarit, janë të moshës 41 dhe 39 vjeçare.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.” – thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se të njëjtit janë shoqëruar për në stacionin e policisë në Shtërpcë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të ngjashme