Plagosja e dy policëve në Skenderaj - flet Nuredin Lushtaku - NACIONALE

Plagosja e dy policëve në Skenderaj - flet Nuredin Lushtaku

1 vit më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR (09:42)

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, dhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku për RTV Dukagjinin nuk ka pranuar të komentojë palagosjen e mbrëmshme në Skenderaj.

Lushtaku ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, mirëpo nuk ka dhënë detaje.

Ai ka thënë se do të japë detaje pas përfundimit të hetimeve.

Policia konfirmon plagosjen e dy policëve në Skënderaj - dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e plagosjes së dy zyrtarëve policorë mbrëmë në Skenderaj në të cilën dyshohet se është përfshirë edhe ish-nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku.

Policia bën të ditur se njëri nga policët është plagosur me armë zjarri në këmbë teksa polici tjetër është lënduar nga mjetet e forta.

Po ashtu, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona teksa dy të tjerë ndodhën në kërkim.

Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur përplasja por dyshohet se një gjobë trafiku u bë shkak i kësaj përplasje.

Raporti i plotë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Lajme të ngjashme