Policia konfirmon bastisjen në KEK: Jemi duke e zhvilluar një kontroll
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në zyret e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Zëdhënësi Bajram Krasniqi për Nacionalen ka konfirmuar se është duke u zhvilluar aksioni por nuk kanë dhënë detaje shtesë për rastin në fjalë.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë.” – ka thënë ai.
Në anën tjetër, një burim i mirinformuar i gazetës Nacionale brenda policisë ka bërë me dije se njësia e krimeve ekonomike pritet ta arrestojë edhe drejtorin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Bastisja po bëhet edhe në zyrën e drejtorit të KEK-ut. Pritet edhe arrestimi i drejtorit Nagip Krasniqi,” - ka thënë ky burim.
Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.
Sipas këtyre burimeve, hetimet po bëhen për shkak të keqpërdorimit të një tenderi për remontin e Bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për të cilën kishte raportuar edhe gazeta Nacionale më parë.

