Policia jep detaje për vdekjen e 12-vjeçares serbe në Brezovicë - NACIONALE

Policia jep detaje për vdekjen e 12-vjeçares serbe në Brezovicë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Pak çaste më parë Nacionale raportoi për vdekjen e një 12-vjeçareje serbe në Brezovicë, si pasojë e një lëndimi të rëndë që kishte pësuar gjatë skijimit.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt për gazetën dha detaje shtesë, duke thënë se e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës rreth orës 17:50.

"Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth15-vjeçare.

Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata thera do të njoftoheni me kohë", tha Veseli për Nacionalen.

Lajme të ngjashme