Policia jep detaje për tri raste të ndryshme ku policët u sulmuan me armë zjarri në Ujman - NACIONALE

Policia jep detaje për tri raste të ndryshme ku policët u sulmuan me armë zjarri në Ujman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Ujman, në tri raste të ndara, policia është sulmuar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të PK-së, Policia e Kosovës duke u vetmbrojtur i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar teksa rasti po cilësohet si “sulm kundër rendit kushtetues dhe terrorizëm”.

Raporti i plotë:

SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS&TERRORIZËM

Jasenovik, Ujman 10.12.2022. Në lokacionin në fjalë, në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore, njësitet policore kanë raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Të njëjtit në vet mbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.

Lajme të ngjashme