Policia holandeze arreston një person, pas sulmeve vdekjeprurëse në Roterdam
Disa persona janë qelluar për vdekje në qytetin holandez të Roterdamit pasi një burrë shtiu me armë zjarri në një shtëpi dhe në një spital universitar.
The Guardian raporton se një 32-vjeçar u arrestua pas të shtënave të së enjtes pasdite, të cilat filluan në një shtëpi dhe vazhduan tek një klasë e një institucioni mjekësor në rrethinë. Policia holandeze njoftoi se të shtëna kishte në dy lokacione.
Gjithashtu, policia lokale akoma nuk ka bërë të ditur numrin e viktimave dhe ka njoftuar se i dyshuari kishte veshur rroba "ushtarake", ishte i gjatë, me flokë të zeza dhe mbante një çantë shpine.
Roterdami është shpesh cak i sulmeve, për shkak të rivalitetit të bandave të drogës, shkruan the Guardian.
