Policia e Kosovës me informacion zyrtar: S'kemi shkëmbyer zjarr me askë - NACIONALE

Policia e Kosovës me informacion zyrtar: S'kemi shkëmbyer zjarr me askë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para pak çastesh është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok.

Mediat serbe, duke u thirrur në publikimin e një faqeje në Instagram që supozohet të shpërndajë lajme rreth kësaj komune, kanë pretenduar se ka pasur shkëmbime zjarri.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës kanë demantuar raportimet e mediave serbe se Policia ka qenë e përfshirë në këto shkëmbime, gjithmonë nëse ka pasur të tilla, e për të cilat Nacionale nuk ka arritur t'i konfirmojë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se Policia e Kosovës nuk ka shtënë kundër asnjë grupi.

Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, ka thënë Kelani për gazetën.

Lajme të ngjashme