Policia e Kosovës konfirmon dëmtimin e disa lokalëve në Lagjen e Boshnjakëve - NACIONALE

Policia e Kosovës konfirmon dëmtimin e disa lokalëve në Lagjen e Boshnjakëve

3 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Disa lokaleve në Lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën Veriore iu janë thyer xhamat, nga persona të panjohur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin për Nacionalen.

Hoti, ka thënë se janë dëmtuar katër dyqane, ku dy kanë qenë funksionale ndërsa dy të tjera jashtë funksionit.

"Po, sot janë dëmtuar katër dyqane në Lagjen e Boshnjakëve, ku dy prej tyre kanë qenë funksionale ndersa dy të tjera jashtë funksionit. Pronarët e dyqaneve janë serb", ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, pak është e rëndësishëm nëse pronarët janë serbë apo shqiptarë, pasi që është kryer një vepër penale.

"Rasti nuk është raportuar në polici, por për ne nuk është e rëndësishëm nëse pronarët janë shqiptarë apo serbe kemi të bejmë më një vepër penale. I kemi lajmëruar pronarët e dyqaneve, i kemi intervistuar dhe do të ndjekim procedurat e rregullta ligjore", i tha Hoti, Nacionales.

Ndërsa në anën tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka akuzuar Kurtin për "fashizëm", si dhe ka kërkuar nga KFOR-i dhe UNMIKU, të iu dalin në mbrojtje serbët dhe pronat e tyre në veri të vendit.

"Përvoja na mëson se dhuna ndaj komuniteteve dhe popujve fillon pikërisht me sulmet ndaj pronave të tyre, prandaj është e nevojshme që UNMIK-u dhe KFOR-i të mbrojnë urgjentisht serbët dhe pronat e tyre në Kosovë e Metohi, sepse historia nuk fal indiferencë në situata të tilla”, ka theksuar Petkoviq", ka thënë Petkoviq.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person për dëmtimin e dyqaneve në Lagjen e Boshnjakëve.

Lajme të ngjashme