Policia e Kosovës i arreston dy prindër, dyshohet se detyronin fëmijët e tyre të kërkonin lëmoshë - NACIONALE

Policia e Kosovës i arreston dy prindër, dyshohet se detyronin fëmijët e tyre të kërkonin lëmoshë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 3 shkurt ka arrestuar 2 persona në qytetin e Istogut, në rruhën “2 Korriku”. Personat e arrestuar janë prindër të cilët kanë detyruar fëmijët e tyrë të kërkojnë lëmoshë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Tutje aty bëhet e ditur se i arrestuari mashkull me inicialet E.G është i lindur në vitin 1992, e i njejti është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit, pasiqë dyshohet se e ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”

Pas tij është arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është nën të njejtin dyshim. Veqse ajo është lëshuar në procedurë të rregullt.

Tutje në përshkrimin e situatës në njoftimin e Policisë, thuhet se në rrugën “2 Korriku” në Istog, është parë kur nga një automjet (kombi) kanë dalur disa fëmijë për të kërkuar lëmoshë. Pas kësaj Policia fillimisht e ka identifikuar e më pas arrestuar të dyshuarin.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”

Pejë, 3 shkurt 2023

Me datën 03.02.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalur disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.

Menjёherё rastit ju kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin:

• E.G. i lindur me 1992

I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale.

Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Lajme të ngjashme