“Po lejojmë të ndyhet lufta e UÇK-së”, “Mos bëni politikë me Kosovën”: Deputetët shqiptarë polemizojnë për UÇK-në - NACIONALE

“Po lejojmë të ndyhet lufta e UÇK-së”, “Mos bëni politikë me Kosovën”: Deputetët shqiptarë polemizojnë për UÇK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufta Çlirimtare e Kosovës është bërë pjesë e debatit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë. Deputet e PD-së dhe ata të PS-së kanë polemizuar për luftën e UÇK-në dhe Gjykatën Speciale, e cila po i gjykon ish-krerët e UÇK-së.

Polemika ka nisur kur deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kritikuar partinë në pushtet se po e pengon miratimin e një rezolute që e dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, në këtë mënyrë po preket imazhi i Shqipërisë.

Preket imazhi i Shqipërisë, Kosovës dhe po bëhet shkak për ngrijën e këtyre drejtuesve të UÇK në Hagë. Ne krijojmë imazhe të rënda kur shkelim rregulloren, kemi paraqitur prej muajsh kërkesën për të diskutuar dhe dënuar gjenocidin serb në Kosovë, por nuk është sjellë në Parlament për të miratuar ose jo. Ndërkohë drejtuesit e UÇK kërkohen të dënohen për krime lufte, dominon shpifja për shqiptarët. Ne duhet të njohim dhe dënojmë ngritjen e këtij procesi, pasi Kosova nuk mund ta bëjë se nuk është pjesë e OKB-së. Ndërsa ne lejojmë të ndyhet lufta çlirimtare. Një tjetër çështje është ndarja e buxhetit për partive, pasi është një vjedhje e madhe dhe po përfitohen nga disa paterica ato për partinë politike”, ka thënë Shehu.

I menjëhershme ka qenë reagimi Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një rezolutë të re në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KE).

“Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar vendimin që 14 prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KE-së që është 20. Ne po ecim përpara me rezolutën, po kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske. Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë”, është shprehur Balla.

Lajme të ngjashme