Po largohet shefi i NATO-s: Zëdhënësi thotë se Stoltenbergu s’e ka në plan të kërkojë vazhdim mandati - NACIONALE

Po largohet shefi i NATO-s: Zëdhënësi thotë se Stoltenbergu s’e ka në plan të kërkojë vazhdim mandati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’i japë fund mandatit të tij në muajin tetor, siç ishte planifikuar, ka thënë një zëdhënës për aleancën.

“Mandati i Sekretarit Gjeneral Jens Stoltenberg është vazhduar tri herë, dhe ai ka shërbyer për gati nëntë vjet,” – tha zëdhënësi i NATO-s, Oana Lungescu të dielen në mbrëmje.

“Mandati i Sekretarit Gjeneral përfundon në tetor të këtij viti dhe ai nuk ka qëllim të kërkojë një tjetër vazhdim të mandatit,” – shtoi më tej ai, përcjell Reuters.

Më herët, Welt am Sonntag raportoi se mandati i Stoltenbergut pritej të zgjatej sërish pasi aleanca po kërkonte të ruante stabilitetin gjatë luftës në Ukrainë.

Stoltenbergut, një ekonomist dhe ish lider i Partisë së Punës në Norvegji, i është vazhduar mandati i NATO-s edhe vitin e kaluar.

Ai ishte kryeministër i Norvegjisë mes viteve 2000-2001 dhe 2005-2013 para se të bëhej shefi i NATO-s në vitin vijues. Ai ka qenë edh ministër i financave dhe energjisë.

Lajme të ngjashme