Po hetohet lënda: Akademia e Kosovës për Siguri Publike vazhdon me shkelje në tenderin për ushqim
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka pezulluar tenderin për “Shërbimet e përgatitjes dhe furnizimit me ushqim për nevojat e AKSP-së” në të cilin kishte shpërblyer opertorin ekonomik “Isuf Musliu BI” nga Vushtrria më vlerë prej 1 milionë e 371 mijë eurove rreth 52 mijë euro me shumë se çmimi i operatorit ekonomik tjetër “Beni Dona Plast Sh.p.k”. Ky tender po hetohet nga Prokuroria. Çka dihet?
Tash e katër vitet, Akademia e Kosovës për Siguri Publike kishte shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik “Isuf Musliu BI”. Kësaj kontrate ndërkohë i ka skaduar afati dhe AKSP në muajin janar 2023 ka publikuar Njoftimin për Kontrate sipas procedurës së hapur. Prej muajit janar 2023 deri më sot nuk ka arritur që këtë aktivitet të prokurimit ta përfundojë me sukses.
AKSP-ja vetëm për periudhën kohore Maj 2023 - Shtator 2024, duke përdorur Procedurën e Negociuar pa Publikim të Njoftimit për Kontratë dhe pa iu dërguar ftesën për negociata operatorëve të tjetër, ka negociuar dhe nënshkruar kontrata vetëm me operatorin ekonomik të preferuar “Isuf Musliu” BI nga Vushtrria, në vlerë prej 1 milionë e 591 mijë euro.
Si tentoi AKSP-ja ta shpërblejë me tender “Isuf Musliu BI” përsëri?
Ndërkohë, në tenderin e ri, tashmë të pezulluar, AKSP-ja ka shpërblyer me tender të njëjtin operator ekonomik, me vlerë me të lartë për rreth 52 mijë euro se operatori tjetë anipse kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
E për këtë, operatori ekonomik Beni Dona ka bërë ankesë dhe kësisoj është pezulluar aktiviteti për këtë tender.
Për ta eliminuar kompaninë Beni Dona Plast SH.P.K, Zyrtarët e AKSP dolën në terren dhe morën çmimet e produkteve, por sipas palës ankuese nuk janë të sakta dhe janë manipuluar.
“Krahasimi i çmimeve të ofertës tone me çmimet e kuponëve fiskal të cilët Zyrtaret e AK i kane marre neper lokale të ndryshme, përfshire edhe restorantin e kompanisë tone, që janë çmime të shitjes me pakice është jo profesional për faktin së në çmimet e ofertës tone kur kemi ofertuar janë çmime të shitjes me shumicë, nuk kemi kalkuluar shpenzimet e qirasë, shpenzimet e amortizimit të pajisjeve, shpenzimet e rrymës, shpenzimet e komunalive - ujit dhe mbeturinave, etj.” – thuhet në ankesën e kompanisë Beni Dona.
Gjithashtu, zyrtarët e AKSP-së vetëm e vetëm për të shpërblyer me tender Isuf Mulsiun B.I, pyeten edhe sekretarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Gafur Dugolli, për Benin Donën e cila kishte furnizuar me ushqim Forcën e Sigurisë së Kosovës.
E sipas arsyetimit të AKSP-së, Beni Dona ka pasur dy referenca negative, duke rënë në kundërshtim pasi vet Ministria e Mbrojtjes kishte përzgjedhur operatorin Beni Dona për furnizim me ushqim kazermat e FSK-së.
Mirëpo, në ankesën e kompanisë Beni Dona janë paraqitur dallaveret dhe afërsitë e Gafurr Dugollit me kompaninë “Isuf Musliu B.I”
“Kjo përgjigjeje është prite nga z. Gafurr Dugolli për faktin së ka pasur obligim që ti ndihmoj Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit të AK për të eliminuar kompaninë tone nga aktiviteti i prokurimit dhe për ta shpërblyer me kontrate OE të preferuar nga Zyrtaret e AK- AKSP por të preferuarin edhe nga z. Gafurr Dugollit- OE: “Isuf Musliu” B.I nga Vushtrria.”
“Se OE: “Isuf Musliu” B.I nga Vushtrria është i preferuari edhe i Gafurr Dugollit e dëshmon fakti së një aktivitet të prokurimit që ka zhvilluar Ministria e Mbrojtjes me ndërhyrjet e Gafurr Dugollit, Ministria e Mbrojtjes e ka shpërblyer me kontrate OE: “Isuf Musliu” B.I nga Vushtrria në vlere prej: 3,998,750.00 € që ka qene 658,750.00 € mbi vlerën e parashikuar dhe 1,203,750.00 € me e larte së oferta e OE më çmimin me te ulet, por fatbardhësisht ne arritëm që për mes procesit të ankimimit të parandalojmë zhvatjen e buxhetit të qytetareve të Republikës së Kosovës për mbi një milion e dyqind mije euro, që thëne me së buti nga ky grup i personave të pa ndërgjegjshëm.” – thuhet në ankesën e tyre.
Çka thuhet në ankesën e Beni Donës?
Kompania Beni Dona është ankuar lidhur me këtë tender që sipas tyre ka plot shkelje.
Një ndër shklejet është se tash dy vite AKSP-ja nuk ka arritë të përfundojë tender të rregullt me procedura të hapura dhe ka shpërblyer me tender gjithmonë operatorin ekonomik “Isuf Musliu BI” me procedura të negociuara.
“Si rezultat e këtyre veprimeve të cekura me lartë, Zyrtaret e AK- AKSP, që afër dy vite nuk po arrijnë që me sukses ta përfundojnë ketë aktivitet të prokurimit por vazhdojnë që me kontrate ta shpërbleje të njëjtin OE: “Isuf Musliu” B.I që e kane shpërblyer për mbi 10 vite pa ndërpre që në shume raste edhe duke përdore Proceduarën e Negociuar pa Publikim të Njoftimit për Kontratë.” – thuhet në ankesën e tyre.
Më tej, aty thuhet së zyrtarët përgjegjës të AKSP-së gjatë zhvillimit të procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë kanë manipuluar me sasitë e artikujve dhe kanë negociuar çmime shumë më të larta se çmimet e kontratës paraprake që kanë pasur po me operatorin ekonomik: “Isuf Musliu” B.I.
“Gjithashtu nga të dhënat e shënuara në ketë tabele shihet së Zyrtaret Përgjegjës të Autoritetit Kontraktues- AKSP, kane manipuluar me sasitë e artikujve duke zvogëluar sasinë e artikujve për Dreke nga 7,000 cope që kane qene në kontratën me nr. 2, në 5040 cope në kontratën me numrin nr. 3 dhe nr.4. Të njëjtën veprim e kane bere edhe të artikujt e Darkës nga 6000 cope në 5040 cope. E gjitha kjo është bere me të vetmin qellim që të manipulohet vlera totalë e kontratës në atë mënyre që mos të duket së ka pasur rritje të madhe të vlerës së kontratës ashtu siç ka ndodhur më përqindjen e rritjes së çmimeve për njësi të artikujve nga 66.67 % deri ne 308.33 % për faktin së sipas kushteve të këtyre kontratave, kontrata realizohet më çmimet për njësi të artikujve sipas menyve që e harton AK ne bashkëpunim me OE: “Isuf Musliu” BI. Të dhënat së sa është vlera e sakte e realizuar sipas këtyre kontratave asnjë here nuk është publikuar nga Autoriteti Kontraktuese dhe pikërisht me këto manipulime që kane bere Zyrtaret Përgjegjës të AK-AKSP, jemi të bindur që buxheti i qytetareve të Republikës së Kosovës është keqpërdorur me qindra mija euro.” – thuhet tutje.
Në anën tjetër, Nacionale ka kërkuar të gjitha faturat dhe kontratën për këto shërbim, por AKSP-ja ka thënë se nuk mund të na ofrojnë faturat për shkak se ky tender po hetohet nga organet kompetente.