“Po du me ta lanë pikë në zemër”: Krasniqi s’u tregon gazetarëve se a do të jetë ministër - NACIONALE

“Po du me ta lanë pikë në zemër”: Krasniqi s’u tregon gazetarëve se a do të jetë ministër

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet e rezervuar sa u përket emrave për ministra që Albin Kurti mund t’i propozojë në seancën që pritet të fillojë për pak.

Elbert Krasniqi, që ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk ka treguar nëse do ta ketë sërish këtë pozitë.

Madje, ai kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha “po du me ta lanë pikë në zemër” .

“Po e lëmë surprizë për pak…

Po du me ta lanë kështu pikë në zemër, edhe pak, edhe një orë besoj” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme