Plani i dështuar i Serbisë: Një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, kush u përfshi e krejt çka ndodhi më 24 shtator - NACIONALE

Plani i dështuar i Serbisë: Një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, kush u përfshi e krejt çka ndodhi më 24 shtator

2 vjet më parë

nga Besian Beha

Po patrullonin sikur çdo natë tjetër. Por, në orët e para të 24 shtatorit patrulla e Policisë që po kryesohej nga rreshteri Afrim Bunjaku, hasi në një bllokadë të rrugës mbi urën e fshatit Banjskë. Një bllokadë e cila më pas u kuptua se ishte vetëm fillimi i një plani të organizuar mirë për trazira të mëdha në Kosovë.

Kjo patrullë e Policisë u sulmua nga të gjitha drejtimet, e ku në vendin e ngjarjes mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku, e i plagosur polici tjetër, Alban Rashiti. U deshën disa minuta që në vendin e ngjarjes më pas të arrijë patrulla e parë e Njësisë Speciale, e cila gjithashtu u sulmua nga 5 drejtime. Për pjesëtarët e policisë, në ato momente, gjithçka ishte e panjohur.

Albin Kurti on X: "Afrim Bunjaku was killed by terrorists in the early hours of the morning in the line of duty, protecting the territorial integrity and rule of law of our

“Kur kemi mbërri te pjesa poshtë në hyrje të fshatit na kanë sulmuar prej disa drejtimeve 4-5 drejtime të ndryshme me armë e predha të ndryshme, mortaja, minahedhës. Iu kemi përgjigj me aq sa kemi mujt, por veturat kanë filluar me u dëmtu edhe pse ishin të blindume”, tregoi për “Gjurmë Shqiptare” njëri nga pjesëtarët e Policisë që ishte pjesë e aksionit.

Policia u detyrua ta priste zbardhjen e mëngjesit. E me zbardhjen e ditës, u zbardhën edhe krejt të panjohurat për Policinë që ishin në ballë të këtij sulmi. Ata kuptuan se grupi prej rreth 100 personash që ishte vendosur afër Manastirit të Banjskës, kishte sasi të mëdha armatimi. Pra, një grup terrorist që kishte hyrë në territorin e Kosovës me plane të qarta.

Strehimi në afërsi të Manastirit u vlerësua se nuk ishte rastësi. U hodhën shumë dilema mbi planin e grupit terrorist, por sipas Qeverisë së Kosovës e ministrit Sveçla, grupi synonte aneksimin e veriut të Kosovës.

Qysh nga orët e para të mëngjesit së 24 shtatorit, e deri pothuajse pasdite, njësitet e Policisë së Kosovës zhvilluan beteja të ashpra me terroristët serbë. Tre prej pjesëtarëve të këtij grupi u vranë, megjithatë një numër i saktë ende vlerësohet se nuk është përfundimtar.

May be an image of 1 person and text

Disa pjesëtarë tjerë të këtij grupi terrorist u plagosën, e që më vonë u bë e ditur se po trajtohen në Serbi. Kurse, dy terroristë vazhdojnë të jenë në paraburgim në Kosovë pasi u arrestuan.

Pamjet nga droni i Policisë së Kosovës treguan se në krye të këtij grupi terrorist ishte ai që njihej për veprimtarinë e tij kriminale në pjesën veriore, Milan Radoiçiq. Ky i fundit bashkë me krejt grupin u arratis maleve edhe një herë. Ashtu siç ishte arratisur në një aksion për zbardhjen e rastit të Oliver Ivanoviqit, e siç kishte ikur nga pika kufitare në Bërnjak.

Radoiçiq lëre që nuk është i arrestuar, por ai u lirua me vendim të Gjykatës së Beogradit. Kjo përkundrazi që e kishte konfirmuar se e organizoi krejt sulmin, duke tentuar edhe shfajësimin e Serbisë.

“Momentin që jemi afruar në afërsi të fshatit kanë filluar shkëmbimi i zjarrit, kanë filluar me gjuajt me minahedhës e me zollë në drejtim tonin. Ka pasur gjuajte nga snajperi dhe mitrolezi. Atëherë na është dashur me zënë një pozitë, me u riroganizu ekipin tjetër që ish mbet në pjesën tjetër, është dashtë me i vendos snajperistët në pikë dhe është dashtë me fillu sulmin për neutralizimin e këtij grupi terrorist”, deklaroi një pjesëtar i Policisë për betejat që u zhvilluan në Banjskë.

Organizimi i sulmit, armatimi e plani

Të gjitha detajet për sulmin filluan të zbardheshin me kalimin e kohës. Disa orë pas hetimeve në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës mbajti një konferencë për media ku prezantoi krejt armatimin masiv që kishte gjetur në Banjskë dhe hapësirat përreth.

Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë, truproja e Vulin kur ishte në Kosovë në vitin 2013 – Tirana Today

Sasia e armatimit ishte e madhe që tregonte për planin që ky grup kishte. Policia kapi duke nisur nga revolet e kallashnikovët, deri te bombat, mina-hedhësit, raketa-hedhësit, zollat e armatime tjera të rënda.

Qysh në start me prova të ndryshme u konfirmua gjithashtu se prapa sulmit ishte Beogradi zyrtar. Në shumë pjesë të armatimit, kishte vula të Ushtrisë së Serbisë. Shumica e armatimit ishte e prodhuar në Serbi, dhe iu përkiste modeleve më të reja. U konfirmua se ishin të përfshirë në sulmin terrorist shoqërues e bashkëpunëtorë të afërt të shefit të BIA-së në Serbi, Aleksandar Vulin, e djalit të presidentit serb, Vuçiq.

May be an image of text

Në një konferencë për media që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, e kishin mbajtur në Mitrovicë, ata publikuan pamje nga dronët e grupit terrorist, e ku shiheshin stërvitjet e grupit në Malet e Kopaonikut. U përdorën blinda, u improvizuan sulme të cilat u zbatuan më 24 shtator në Banjskë.

Drejtori i Policisë kishte treguar detaje se si ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. “Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha.

No photo description available.

“Plani i [sulmuesve] ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Në dokumentet që ne e kemi, të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Serbi dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend”, deklaronte Hoxha.

Së fundmi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky sulm terrorist u krye nga Klani i Novi Sadit. Kryeministri kërkoi nga BE-ja e ShBA-ja krijimin e një Gjykate Speciale për ta hetuar këtë grup dhe të tjerat grupe terroriste serbe.

Mohimi i Serbisë, reagimet ndërkombëtare e hetimi ndërkombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e 24 shtatorit doli me një konferencë për media. Ai mohoi se Beogradi zyrtar ka qenë prapa këtij sulmi. Ata fillimisht e mohuan edhe pjesëmarrjen e Radoiçiqit, derisa ky i fundit e pranoi edhe vetë. Serbia shpalli ditë zie për tre terroristët e vrarë. Lista Serbe ndezi qirinjë e zyrtarët e kësaj partie ua puthnin fotografitë pjesëtarëve të këtij grupi terrorist.

Vuçiq për sulmin terrorist fajin ia hodhi kryeministrit Kurti, duke pretenduar se “vendimet e Qeverisë së Kosovës e kanë sjellur këtë situatë”.

May be an image of text

Ndërkombëtarët reaguan ashpër. E cilësuan si agresion e sulm terrorist ndaj Kosovës. Megjithatë, deri më tash ndaj Serbisë nuk ka sanksione. Presidentja e Komisionit Evrpoian, Von der Leyen ka thënë se e dënojnë ashpër sulmin e tmerrshëm, por ka thënë se aktualisht janë duke i pritur rezultatet e hetimeve.

Të njëjtën gjë theksoi edhe kancelari gjerman teksa shtoi se sulmi ndaj forcave të policisë së Kosovës është diçka që BE dhe Gjermania nuk e pranojnë.

“Nuk do t’i shtoj shumë asaj që tha Ursula; e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Është diçka që nuk do ta pranojmë dhe është e qartë se vendet e BE dhe Gjermania nuk pranojnë një gjë të tillë. Kërkojmë hetime intensive nga autoritetet e Kosovës dhe një bashkëpunim të autoriteteve serbe për këto hetime”, tha Scholz.

Në anën tjetër, Kosova vazhdimisht ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë sulm terrorist. Për këtë, ishte miratuar edhe një rezolutë në Kuvendin e Kosovës. Një rezolutë për dënimin e këtij akti është miratuar edhe nga Parlamenti Evropian.

Lajme të ngjashme