Formimi i institucioneve të reja: Në pritje të certifikimit të rezultateve, Kurti nuk flet për koalicione - NACIONALE

Formimi i institucioneve të reja: Në pritje të certifikimit të rezultateve, Kurti nuk flet për koalicione

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka dhënë shenja për fillimin e bisedimeve me partitë tjera për themelimin e institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se është në pritje të certifikimit të rezultateve të 7 qershorit.

Duke injoruar pyetjet për koalicionet e mundshme, ai ka thënë se pas certifikimi do të fillojë bisedimet për çështjen e zgjidhjes se presidentit.

“Se pari duhet t presim certifikimin e rezultateve, e certifikimi i rezultateve duhet të pres trajtimin e ankesave. Dhe me pastaj pa humbu kohë do ti kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, partitë opozitare janë në pritje të lëvizjeve të lideri të VV-së.

Derisa askush prej partive shqiptare nuk ka vendosur vija të kuqe ndaj VV-së, PDK, LDK dhe AAK janë shprehur të hapur për punë e presidentit.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme për bashkëpunim me subjektet tjera politike për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka theksuar se presidenti duhet të zgjidhet me konsensus.

Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Tahiri ka vlerësuar se subjektet opozitare po tregojnë qasje konstruktive.

“Çka po shohim të tema e presidentit? Po shohim që subjektet opozitare kanë qasje konstruktive, edhe PDK-ja edhe LDK edhe Aleanca. Tash, presidenti nuk duhet me u zgjedh, një emër, me propozu një emër. Sigurisht që duhet një diskutim serioz, i akterëve, i partive politike. Është në dorën e Albin Kurtit, për shkak se e ka edhe përgjegjësinë edhe fuqinë me të madhe politike”, është shprehur ai.

Sipas tij, pa marrëveshje politike nuk mund të zgjidhet presidenti.

“PDK-ja është e interesuar që fuqinë e vet politike ta përdor që të ketë stabilitet. Por, PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së, në asnjë formë. Nënkupton që për tu zgjedhur presidenti duhet me pas konsensus, duhet patjetër të arrihet marrëveshje politike, që të jenë 80 veta ulur në Kuvendin e Kosovës. Edhe me qenë votat për president”, ka thënë Tahiri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka vlerësuar se LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me VV-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me çfarë kushtesh LDK-ja mund të bashkëpunojë me VV-në.

“Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri, duke dhënë detaje tjera.

“Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i 'duron' zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme