Plagosja e dy grave, Policia për të dyshuarin: Mund të jetë vetëvrarë, po hetohen rrethanat
Pak çaste më parë, mjeku Ejup Govori konfirmoi vdekjen e të dyshuarit për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë.
Ai për Nacionalen tha se përkundër përpjekjes së mjekëve, pacienti s'ia doli dot dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërkaq, nga Policia e Kosovës për gazetën kanë dhënë detaje të tjera, duke aluduar se i dyshuari mund të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pohoi se rrethanat janë duke u hetuar.
“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin.
Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, tha Flora Ahmeti për Nacionalen.
