Plagosen dy persona te “Rana e Hedhun” në Shengjin
Policia e Shqipërisë ka bërë me dije se mbrëmë në Shengjin janë plagosur me armë zjarri dy persona.
Policia ka treguar se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që ka ndodhur në mes të dy personave.
Ata janë plagosur lehtë në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, është thënë në njoftimin e policisë.