Plagos aksidentalisht shokun e tij me armë zjarri, policia jep detaje për rastin në Pejë
Një person është plagosur në vendin e punës sot në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se viktima dyshohet se është plagosur nga shoku i tij.
Gashi ka njoftuar se i dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor, ku edhe ka dorëzuar armën.
Ai ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.” – ka thënë Gashi për gazetën.
