Pjesëmarrja e kosovarëve në protestat në Tiranë, Ahmeti: Shqipëria e strehoi Kosovën gjatë luftës
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vlerësuar se po i përcjell me shqetësim protesta në Tiranë.
Ai ka kritikuar kosovarët që po marrin pjesë në ato protesta.
Gjatë një tubim të partisë, ai ka folur për protestat disa ditore që po ndodhin në Shqipëri.
“Shqipëria ka strehu Kosovën, është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, mjetet e Shqipërisë, Kosova s’do të ishte ajo që është sot. Prandaj me dhimbje po i përcjelli ngjarjet”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se s’dihet se “ku e kanë kokën” protestat në Zvërnec, duke përmendur Greqinë dhe Serbinë si shtete të cilat nuk ia duan të mirën rritjes së turizmit shqiptar.