Pëzierja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut shënohet në Raportin e Progresit
Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian në kapitullin për marrëdhënie fqinjësore ka marrë shënim për përfshirjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni të Veriut.
Kosova mirëmban “në përgjithësi” marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, thuhet për raportet bilaterale, ndërsa menjëherë vazhdonë të shënojë se Kurti “u angazhua” me partitë opozitare m’u para zgjedhjeve në maj.
“Përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut në maj 2024, kryeministri Kurti u angazhua me përfaqësues të partive opozitare”, shkruhet në raport.