Petkoviqi që dje paralajmëroi Zajednicën, takon Rakiqin me shokë në Rashkë
Në Rashkë ka filluar takimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe ministra të Kosovës si Goran Rakiq, që kryen edhe funksionin e kryetarit të Listës Serbe. Ai me vete ka marrë edhe nënkryetarët, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Ky takim vjen pas retorikës luftënxitëse të bërë pikërisht nga Petkoviq, por edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Takimi fatkeqësisht ishte i mbyllur për publikun, shkruan Kossev, përcjell Nacionalja.
Kujtojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë zbatimi i masave të reciprocitetit për letërnjoftimet.
Kjo do të nënkuptojë se Kosova nuk do të pranojë letërnjoftimet dhe pasaportat serbe, për qytetarët që duan të futen në Kosovë.
Petkoviq dje kishte deklaruar se serbët do të kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (Zajednicës) në Kosovë.

