Petkoviq pretendon se serbi i arrestuar sot është punonjës shëndetësie në spitalin e Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Petkoviq pretendon se serbi i arrestuar sot është punonjës shëndetësie në spitalin e Mitrovicës së Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E ashtuquajtura zyrë serbe për Kosovën, ka reaguar pas arrestimit të Dalibor Spasiq nga Policia e Kosovës, duke thënë se “ai u arrestua derisa po kthehej nga Serbia me vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten”.

Si pasojë e kësaj, kjo zyrë pretendon se ai përjetoi një shok të fuqishëm, shkruan "Kosovo-Online".

“Xhelal Sveçla e deklaroi një serb tjetër kriminel, në vend te të kërkojë falje për arrestimin e një personi të pafajshëm, Nemanja Vlaskoviq në Laposaviq, nën akuzat e rrejshme se ai ka sulmuar fizikisht gazetarët, gjë që është gënjeshtër,p o ashtu edhe arrestimi i Rados Petroviq, Dusan Obrenoviq dhe Milun Milenkoviq.” – thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, pretendohet se Spasiq është një punonjës shëndetësie në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

“Me këtë arrestim, duan të shkaktojnë një krizë të re dhe destabilizim..” – thuhej tutje.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një tjetër sulmues i gazetarëve në veri.

Sipas Sveçles bëhet fjalë për “kriminelin” Dalibor Spasic.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme