Petkoviq për ngjarjen në Shtërpcë: Mesazh se serbët s'janë të mirëseardhur në Kosovë
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka komentuar edhe njëherë ngjarjen që ka ndodhur dje në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy persona, një 11 vjeçar dhe një 31 vjeçar.
Siç raporton mediumi serb, Kosovo Online, ai në Radio Televizionin e Serbisë, (RTS) ka thënë se me plagosjën e dy serbëve, Prishtina dergon mesazh se serbët nuk janë të mirëseardhur.
“Prishtina po dërgon mesazh se serbët nuk janë të mirëseardhur, jam para shtëpisë së Sreçko Sofronijeviq, i plagosur para disa vitesh, sipas të njëjtit shkrim, djemtë janë plagosur tani. Shteti do të bëjë gjithçka sepse jeta e çdo fëmije është një vijë e kuqe dhe e shenjtë”, ka thënë ai.
Petkoviq u ka uruar shërim të shpejtë dy të plagosurve, ka treguar edhe për gjendjen e tyre.
"Janë mirë. Stefani është në KBC në Graçanicë, Milloshi është në shtëpi, vetë Zoti i ka shpëtuar. Dje, në ditën e Krishtlindjes, një shqiptar i ka qëlluar fëmijët tanë vetëm pse kishin veshur pemën e Krishtlindjes", ka thënë Petkoviq.
