Petkoviq thotë se Kurti e ka ndaluar të vizitojë të rinjtë e plagosur në spital - NACIONALE

Petkoviq thotë se Kurti e ka ndaluar të vizitojë të rinjtë e plagosur në spital

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndaluar të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq i është drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke e pyetur nëse këto janë vlera evropiane.

“Sonte Kurti më ndaloi të vizitoj djemtë e plagosur serbë Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës! Edhe pse kërkova që të më lejojnë të vizitoj të plagosurit, hasa në bllokadë. Askush nuk mund ta pengojë të vërtetën për vuajtjet e fëmijëve tanë! A janë këto vlera evropiane?”, ka shkruar Petkoviq.

Lajme të ngjashme