Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë më rastin e Krishtlindjeve, viziton Zubin Potokun - NACIONALE

Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë më rastin e Krishtlindjeve, viziton Zubin Potokun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndroje në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve.

Ketë e ka berë të ditur zyra e ashtuquajtur për Kosovën, ku Petkoviq sot do të qëndrojë në Zubin Potok, ku në ora 16 30 do të marr pjesë në djegjen e pemës së Krishtlindjes pas së cilës do të bisedojë me qytetarët serb.

Më pas Petkoviq do të marr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjes në mesnatë në manastirin e Banjskës. Nesër, në ditën e Krishtlindjes, në përputhje me zakonet e Krishtlindjeve, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë do të jetë në krye të familjes së Srećko Vasić në Zveçan.

Në Kosovë, do të qëndroj edhe patriarku i kishës ortodokse serbe, Porfirije, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, mirëpo pas insistimit të ministrit Nenad Rakiq, Qeveria e Kosovës ka lejuar hyrjen e tij në territorin e Republikës së Kosovës, për të shënuar Krishtlindjet.

Kujtojmë se Petkoviq është politikani i parë serb që viziton Kosovën pas tensioneve në veri.

Lajme të ngjashme