Petkoviq akuza ndaj Kurtit pas vendimit të fundit: "Po tregon se dëshiron konflikte e luftë" - NACIONALE

Petkoviq akuza ndaj Kurtit pas vendimit të fundit: "Po tregon se dëshiron konflikte e luftë"

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, tha se me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e shpronësimit të tokës serbe në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, Albin Kurti ka treguar se dëshiron konflikte dhe luftë.

Ai pretendoi se Kurti nuk është në kërkim të qetësimit të tensioneve, dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, por me presione të reja institucionale dhe kërcënime të mbijetesës së popullit serb, sipas tij, ai dëshiron t’i dëbojë serbët nga (sic) vatrat e tyre shekullore- raporton Kosovo Online.

“Me vendimin e njëanshëm dhe të paligjshëm për shpronësimin e tokës serbe në Leposaviq dhe Zubin Potok, Kurti vazhdon të vjedh tokën e nikoqirëve serb, për të ndërtuar ilegalisht të ashtuquajturat baza dhe fortifikime të tij ushtarake dhe policore në veri të Kosovës dhe Metohisë.Tani është e qartë si dita se dëgjimet e vonuara publike të organizuara në këto dy komuna në veri në fillim të vitit ishin vetëm një sharadë e drejtuar nga Prishtina për komunitetin ndërkombëtar dhe një përpjekje për të kënaqur formën, dhe asnjë shqetësim për sundimin e ligjit dhe të drejtat e serbëve që jetojnë në këto zona”- tha Petkoviq.

Ai shtoi se sipas tij është duke u vjedhur trashëgimia popullit serb, e tha se nuk do të qëndrojnë në hestje, por do t’ i kundërshtojnë veprimet e tilla me të gjitha mjetet paqësore dhe legjitime.

“Zyra për Kosovë dhe Metohi, së bashku me përfaqësuesit tanë në terren, popullin, përfaqësuesit ligjorë, sektorin civil do të vazhdojnë të luftojnë për interesat legjitime të popullit tonë dhe do t'i informojmë të gjithë përfaqësuesit dhe misionet relevante ndërkombëtare që do të veprojnë për këtë lëvizje të re të njëanshme dhe të paligjshme të zonës së Kurtit të Kosovës dhe Metohisë, si dhe ndërmjetësit në dialog, Miroslav Lajçak, për të parandaluar këtë lloj dhune ligjore dhe uzurpimi nga Kurti”- shtoi Petkoviq.

Lajme të ngjashme