Pësoi lëndim nga shtylla metalike gjatë një festivali në Gjilan, dyshon se rasti po neglizhohet: Përgjigjen policia, hesht komuna - NACIONALE

Pësoi lëndim nga shtylla metalike gjatë një festivali në Gjilan, dyshon se rasti po neglizhohet: Përgjigjen policia, hesht komuna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besa Cani qytetare e Gjilanit, e pësoi keq gjatë Festivalit “Angros Festival”, që u mbajt në pishinën “Palma”, në Bresalc të Gjilanit. Cani më 3 gusht derisa po merte pjesë në festival, u godit nga shtylla që ishte vendosur për mbajtjen e tendës, për mysafir. Festivali që mbështetet edhe nga Komuna e Gjilanit e anuloi atë natë organizimin, siç u tha për shkak të motit të ligë. Polica e Prokuroria janë përfshirë në rast, derisa nga Komuna nuk ka përgjigjje.

Çka ndodhi?

Qytetarja Besa Cani, derisa po priste nisjen e festivalit, u godit nga shtylla që ishte vendosur për mbajtjen e tendës. Derisa për lëndimet që pësoi mori tretman në Spitalin e Gjilanit, konkretisht në Emergjencë, Cani dyshon se rasti i saj po neglizhohet, e po fshehet, derisa thotë se as nga policia nuk ka marrë ndonjë thirrje.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar Komunën e Gjilanit në lidhje me këtë rast, si dhe sqarimin e rrethanave për përgjegjësinë e këtij incidenti. Nga Komuna tash e disa ditë, nuk kemi pranuar përgjigjje.

Në anën tjetër Policia e Gjilanit është përgjigjur për Gazetën Nacionale, në lidhje me këtë rast duke bërë të ditur se është caktuar një hetues, për t’i zbardhur rrethanat e rastit.

“Ju njoftojmë se me 04.08.2024 një ankese femër kosovare në Stacionin Policor Gjilan ka raportuar se me datën 03.08.2024 si pasojë e rrëzimit të një shtylle metalike gjatë një festivali në fshatin Bresalc ka pësuar lëndime të lehta truore. E njëjta ka pranuar tretman në qendrën emergjente në Gjilan.

Në lidhje me këtë me urdhër të Prokurorit të Shtetit është përpiluar shënim zyrtar. Hetues policor të Stacionit Policor në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit” – thuhet në përgjigjjen e policisë për Nacionalen.

Ndërkohë, po atë ditë faqja zyrtare në Facebook e Festivalt “Angros”, njoftoi për anulimin e programit për atë natë, dhe shtyerjen për një natë tjetër.

Të dashur dashamirë të Festivalit Angros, me kqardhje ju njoftojmë se për shkak të kohës me shi, jemi të detyruar ta shtyejmë gjithë programin e sontëm, për ditën e nesërme, shihemi nesër” – thuhej në postim.

Ndërkohë që Prokuroria e Policia thonë se po merren me rastin, Komuna e Gjilanit vazhdon ta “hesht”, këtë incident. Ata vazhdojnë të mos deklarohen publikisht, madje as të përgjigjen në pyetjet tona.

Gazeta Nacionale do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin

Lajme të ngjashme