Pesë subjekte politike i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, Elezi jep detaje - NACIONALE

Pesë subjekte politike i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, Elezi jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri me sot në KQZ-ja pesë subjekte politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka treguar se kush janë këto subjekte.

Deri më tani (10 dhjetor) kemi pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë. Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5.Narodna Pravda – 10 kandidatë”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë me dije se afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ është nesër në ora 16:00.

Afti i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar Elezi.

Lajme të ngjashme