Përpjekje për ndihmë, ShBA lehtëson sanksionet ndaj Sirisë për 180 ditë - NACIONALE

Përpjekje për ndihmë, ShBA lehtëson sanksionet ndaj Sirisë për 180 ditë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një përpjekje për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave në veriperëndim të Sirisë, ku akoma nuk ka shkuar pothuajse asnjë ndihmë humanitare përkudër mijëra viktimave, ShBA ka lehtësuar përkohësisht sanksionet e saj ndaj Sirisë.

Lëkundjet që lanë të vrarë rreth 23,000 njerëz në Turqi dhe Siri, shktuan më shumë shkatërrim në veriun e Sirisë, tashmë të dëmtuar rëndë nga lufta civile dhe kryesisht nën kontrollin e opozitës, me qeverinë e Bashar al-Asad të pranishme në vetëm disa zona.

Thesari i ShBA-së ka njoftuar vonë një përjashtim 180-ditor nga sanksionet ndaj Sirisë për “të gjitha transaksionet që lidhen me përpjekjet për lehtësimin e tërmeteve”.

Megjithatë, analistët thonë se kërkesat e qeverisë së Asadit dhe efektet e luftës janë faktorët kryesorë që ndërlikojnë dërgesat e ndihmave në veriperëndimin tashmë të tensionuar dhe masa e ShBA-së ka të bëjë më shumë me sigurimin e bankave dhe institucioneve të tjera se nuk do të ndëshkohen për dhënien e ndihmës.

Kujtojmë se Siria ka qenë nën sanksionet e ShBA-së që nga viti 1979, kur Uashingtoni e caktoi atë një shtet sponsorizues të terrorizmit.

Që atëherë, Shtëpia e Bardhë ka forcuar edhe më tej kufizimet në mes të luftës në Irak në 2004 dhe pas luftës civile që shpërtheu në 2011, e cila çoi në një kolaps në marrëdhëniet midis qeverisë së Sirisë dhe perëndimit.

Lajme të ngjashme