Përparim Rama i çon ‘selam’ Kurtit: Uroj që të fitojnë ata që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtarë - NACIONALE

Përparim Rama i çon ‘selam’ Kurtit: Uroj që të fitojnë ata që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtarë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka çuar ‘selam’ Albin Kurtit.

Tha se uron që të fitojnë ata që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtarë.

“Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po e bëni, urime për fitoren e Shqipërisë dje, historike. Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, unifikim, zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme