Përleshja në "Bon Vivant": Krejt çka u mësua 48 orë pas ngjarjes
Përleshja mes dy grupeve të premten në mbrëmje në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ishte ngjarja që tronditi gjithë vendin, ku nga kjo përleshje mbeti i vrarë Kastriot Ramadani, ndërsa të lënduar mbeten edhe dhjetëra persona të tjerë nga arma dhe nga mjetet e qelqit. Në njërën nga grupet ishte Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” dhe në anën tjetër Dukagjin Nikollaj.
Pajaziti, dyshohet se i shkaktoi plagë vdekjeprurëse, Kastriot Ramadanit, ku tashmë ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Këtë për Gazetën Nacionalen e ka konfirmuar Avokati i tij, Fanol Krasniqi.
“Po, është caktu masa e paraburgimit. Sa ma konfirmuan. E kemi prit, në këtë fazë. Është e pritshme një masë e tillë për neve. Por, të shohim tutje”- ka thënë shkurtimisht Krasniqi.
Gazeta Insajderi nga burimet brenda Prokurorisë ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja në natën e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.
Dukagjin Nikollaj ishte nënshoqërinë e Hisni Gecaj dhe tashmë të ndjerit, Kastriot Ramadani, ndërsa përplasja nisi kur në lokalin “Bon Vivant” hyri Andi Pajaziti bashkë me Gëzim Zakutin.
Pasi dyshja ka hyrë brenda lokalit, fillimisht ka filluar rrahja fizike mes grupeve, përderisa Kastriot Ramadani ka goditur Andi Pajazitin me një shishe në kokë e më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të shtënat.
“Në lokalin e lartë cekur kanë ardhur të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, në atë moment më të vërejtur se në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, në atë moment, atëherë i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerr armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati, e ka nxjerr armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht.” – kanë bërë të ditur burimet brenda Prokurorisë për Gazetën Insajderi.
I pandehuri Andi Pajaziti ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të të ndjerit Kastriot Ramadani i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.
“Rrahja fizike fillimisht ka ndodhur mes Andi Pajziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas i ndjeri Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajazitin, në atë moment i pandehuri Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të tani të ndjerit Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë të zjarrit në drejtim të të pandehurit Andi Pajaziti, si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani po ashtu shkrepë me armë zjarri në drejtim tij.” – kanë bërë të ditur burimet e gazetës.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet brenda lokalit “Bon Vivant” gjatë kohës kur ka plasur sherri mes dy grupeve.
Portali “Jepi zë” ka publikuar pamje brenda lokalit, ku shihet qartazi pjesa kur dy grupet kanë filluar të gjuhen me armë zjarri mes njëra-tjetrës.
Pamje të rënda +18:

