Caktohet masa e paraburgimit për Andi Pajazitin, që dyshohet se e kreu vrasjen në “Bon Vivant”
Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”, dyshohet se i shkaktoi plagë vdekjeprurësë, Kastriot Ramadanit, në lokalin “Bon Vivant”.
Ndaj tij, Gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit. Këtë për Nacionalen e ka konfirmuar Avokati i tij, Fanol Krasniqi.
“Po, është caktu masa e paraburgimit. Sa ma konfirmuan. E kemi prit, në këtë fazë. Është e pritshme një masë e tillë për neve. Por, të shohim tutje”- ka thënë shkurtimisht Krasniqi.
Ngjarja tragjike e cila ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë, ku i vdekur mbeti Kastriot Ramadani, e u plagosën 7 persona, tashmë po futet në procedura institucionale. Raportohet se paraburgimi është caktuar edhe për 3 të ndaluarit të tjerë.