Përleshen mes veti dy familje në Mamushë, një person dërgohet në spital ndërsa katër të tjerë janë arrestuar
Dy familje janë përleshur mes veti gjatë ditës së enjte në Mamushë.
Policia e Kosovës ka njoftuar e menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të dy familjeve ka ardhur deri tek përleshja fizike në mes të pesë personave.
PK tutje ka bërë të ditur se njëri nga pesë personat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa 4 personat tjerë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, Stacioni Policor Mamushë me datën 10.08.2023 rreth orës 16:00 ka pranuar informacion për një rrahje në mes të disa personave që ka ndodhur në Mamushë.
Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të dy familjeve ka ardhur deri tek përleshja fizike në mes të pesë personave ku njëri nga ta pëson lëndim të rëndë trupor dhe trajtohet në spitalin rajonal të Prizrenit.
Katër persona janë arrestuar dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj katërve të dyshimtëve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor’’.
Rrethanat e rasti po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë e shtetit.
