Përgënjeshtrohen pretendimet e Serbisë se Maldivet e kanë çnjohur Kosovën - NACIONALE

Përgënjeshtrohen pretendimet e Serbisë se Maldivet e kanë çnjohur Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nëntë shtete kanë çnjohur Kosovë. Në mesin e këtyre shtetetve u përmend edhe ajo nga Maldivet.

Mirëpo, shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka është takuar sot me ambasadoren e Maldiveve në ShBA, Thilmeesa Husain.

Reka ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se ka pasur një takim dhe diskutim me me ambasadoren Thilmesa ku sipas tij janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Kosovës dhe Maldiveve.

“Kënaqësi takim me ambasadoren@Thilmeeza, Ambasadore e #Maldives në #SHBA dhe Përfaqësuese e Përhershëm e Maldiveve në #OKB . Rikonfirmohen marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe: #Kosova – Maldive që nga viti 2009”, ka shkruar Reka.

Lajme të ngjashme