Përfundon vizitën të babai i sëmurë, Hashim Thaçi largohet nga klinika në QKUK - NACIONALE

Përfundon vizitën të babai i sëmurë, Hashim Thaçi largohet nga klinika në QKUK

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën tek babi i tij në QKUK.

Ai është larguar nga klinika Interne e QKUK-së, ku prej disa javësh po qëndron i shtrirë baba i tij.

Derisa është larguar nga klinika, qytetarë të shumtë kanë brohoritur emrin e ish-presidentit të Kosovës.

Ky i fundit i ka përshëndetur ata, duke e ngritur dorën lartë.

Gjykata Speciale sot i ka lejuar Hashim Thaçit një vizitë humanitare në Kosovë, për të parë babanë e tij, i cili është në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai për disa orë ka qëndruar me prindërit e tij në klinikë.

Deri tek klinika Interne ish-presidenti është sjell nga një eskortë e veturave të EULEX-it dhe numër të madh të policëve.

Arritje e Thaçit në Kosovë është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët.

Publikimi i lajmit për aderimin e tij bëri që shumë qytetarë të mblidhen para klinikes ku do të hynte ish-kryeministri i Kosovës.

Dalja nga makina dhe ngjitja shkalleve të klikës u përcoll me ovacione nga qytetarë. Derisa këta të fundit thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së, ish-presidenti ngriti dorën lartë për t`i përshëndetur.

Prej disa orësh, ai ndodhet në klinikën Internet ë QKUK-së ku prej javësh është i shtrirë babi i tij.

Derisa ai po qëndron në ambientet e klinikes, numrin i qytetarëve dhe mediave që janë grumbulluar në oborrin e QKUK-së është rritur.

Ai do të qëndroi në Kosovës për disa orë, derisa pasdite pritet të rikthehet serish në Hagë, ku se bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së prej vitesh po mbahen në Hagë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka bërë me dije se për arsyeje humanitare sot është lejuar vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Sipas tij, gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhoi këtë vizitë.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, është thënë në përgjigjen e Speciales, raporton Klan Kosova.

Deri në realizimin e kësaj vizite, Thaçit i janë refuzuar disa kërkesa.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.

“Z. Thaçi thekson se gjendja shëndetësore e babait të tij “tash është përkeqësuar më tej, [REDAKTUAR]. z. Thaçi thekson se ai është diagnostikuar me [REDAKTUAR] dhe se mjeku i tij trajtues ka konstatuar se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.

“Z. Thaçi pohon se ai [REDAKTUAR] dhe për ngushëllim [REDAKTUAR]. 9 Z. Thaçi kërkon që vizita të bëhet në prani të [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.

Thaçi ka shprehur gatishmëri për t’i respektuar të gjitha masat e Gjykatës Speciale, vetëm që ta realizojë vizitën.

“Z. Thaçi pohon se nuk ka kundërshtim që t'i nënshtrohet masave të njëjta logjistike dhe kushteve të sigurisë që i ishin vendosur kur ai më parë ishte liruar përkohësisht në bazë të vendimeve të nxjerra nga Trupi Gjykues II ('Trupi'), 11 dhe thekson se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme