Përfundon tallja e Kurtit me “Bufin”, tani kur i ka votat nuk e propozon për ministër të Kulturës
Aktori Fatmirë Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës në Qeverinë Kurti 3.
Ndonëse vitin e kaluar ishte propozuar për këtë post dy herë, nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufc, tani kur VV-ja i ka votat e duhur për Qeverinë Kurti 3, ai nuk është propozuar fare.
Në profilin e tij në Facebook, Spahiu ka njoftuar se nuk do të jetë ministër, duke mos dhënë detaje tjera.
“Te nderuar miq, Pergjigje per te gjithe ju qe me keni shkruajtur keto dite, e sidomos sot. Une nuk do te jem Minister i Kultures! Ju falemnderit per interesimin! Gjitha te mirat! Ju don Bufi”, ka shkruar ai.