Përfundon takimi mes Patriarkut dhe Vuçiqit: Tensionet në Kosovë kanë arritur në pikën ku mund të hapen rrugë që askush nuk i dëshiron - NACIONALE

Përfundon takimi mes Patriarkut dhe Vuçiqit: Tensionet në Kosovë kanë arritur në pikën ku mund të hapen rrugë që askush nuk i dëshiron

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe patriarku serb Porfirije janë takuar sot në Patriarkan.

Ky takim u zhvillua pasi autoritetet në Prishtinë ia ndaluan patriarkut hyrjen në Kosovë, raportojnë mediat në Serbi.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KPS), Patriarku Porfirije, pas takimit është deklaruar në një konferencë për media se tensionet në veri të Kosovës kanë arritur në një pikë nga e cila mund të hapen rrugë që askush nuk i dëshiron dhe që mund të çojnë larg paqes dhe ekuilibrit të nevojshëm.

Ai tha se lutet për të gjithë njerëzit e botës, për paqe, për mirëkuptim të ndërsjellë, për bashkëjetesë dhe paqe ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen me çdo kusht dhe i kam lutur presidentit dhe qeverisë që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen, në mënyrë që, Zoti na ruajt, të mos ndodhin konflikte të armatosura, sepse ato nuk do t'i sjellin askujt të mirë,” - ka thënë patriarku Profije.

Lidhur me ndalimin e hyrjes në Kosovë, patriarku pretendoi se dje ishte një ditë shumë e trishtuar për të, por edhe për murgjit, murgeshat dhe klerikët që prisnin me gëzim kreun dhe atin shpirtëror të kishës së tyre dhe se është i sigurt se së shpejti do të falen së bashku.

Në reagimin e parë pas ndalimit për të shkuar në Kosovë, Patriarku tha se ai është në shtëpinë e tij dhe se dera e shtëpisë së tij është e mbyllur për të.

Kisha Ortodokse Serbe, menjëherë kishte dal me një njoftim se nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të çdo personi, ky vendim është i paarsyeshëm dhe absolutisht i papranueshëm.

Patriarku e di se populli serb, veçanërisht në Kosovë, e ka pritur me indinjatë të madhe këtë lajm, por apelon që të mos lejohet që ky provokim të bëhet justifikim për rrezikimin e mëtejshëm të kombit tonë dhe të shenjtëve të tij. Patriarku nuk do ta lërë popullin e tij dhe do të bëjë gjithçka që të takohet me ta dhe t'i lutet së bashku Zotit sa më parë”, përfundon njoftimi i Kishës Ortodokse Serbe.

Bjëmë të ditur se autoritetet në Kosovë, më saktësishtë në pikën kufitarë në Merdare ia ndaluan Patriarkut Porfirije që të vizitojë Patriarkanën e Pejës.

Presidenti Vuçiq e falënderoi patriarkun për diskutimin për një temë të rëndësishme, duke theksuar se ata kanë biseduar edhe mbrëmë vonë.

E takova patriarkun me situatën nga të gjitha këndvështrimet. Dështimi i djeshëm për lirimin e patriarkut dhe moslejimin e tij për të shkuar në shenjtëroren tonë flet më së miri për ata që e organizuan, përkatësisht regjimin e Prishtinës. Gjithë ditën lajmërohej se do të kishte një dënim të ashpër dhe kur më dënuan mua më erdhi turp. Ai njoftim i BE-së është një nga turpet më të mëdha”, tha Vuçiq.

Vuçiq thotë se as patriarku dhe as Kisha Ortodokse Serbe nuk mund t'ia heqin zemrën dhe shpirtin popullit serb.

Është e rëndësishme të shihet qëndrimi i atyre që vendosin për vendin tonë. Ata flisnin për lirinë e lëvizjes në atë komunikim për barrikadat, më shumë se për ndalimin e patriarkut”, ka deklaruar Vuçiq.

Siç kishte njoftuar presidenca e Serbisë, të dy ishin takuar edhe mbrëmë./Nacionale/

Lajme të ngjashme