Përfundon takimi me partitë politike, Konjufca: VV-ja ende nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar - NACIONALE

Përfundon takimi me partitë politike, Konjufca: VV-ja ende nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike, ku është diskutuar për përgatitjen e seancës konstitutive të legjislaturë së nëntë.

Pas takimit, ka folur Konjafca, i cili ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve ene nuk e ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket kryetarit të Kuvendit, VV-ja ende nuk e ka dhënë emrin. Kjo me siguri mendoj që të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila do të shndërrohet në qeveri, i nënshtrohen disa principeve, e një prej tyre është përpjekje me themelu qeverinë. Kuvendi nuk është qëllim në vetvete, Kuvendi themelohet me i zgjedhë institucionet e tjera, më e rëndësishmja është ekzekutivi i cili qeverisë shteti”, ka thënë Konjufca.

Duke folur për formimin e qeverisë së re, ai ka bërë me dije se ajo është e pamundur të formohet pa një koalicion.

Kur jemi te qeveria është e pamundshme pa e themelu një koalicion, që krijon mazhorancën e aftë me 61 vota, për ta themeluar qeverinë e ri. Unë do ta kisha futur këtu edhe kryetarin e Kuvendit, i nënshtrohen këtij principi”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme