Përfundon protesta qytetare: Kërkohet ndalimi i shtrenjtimit të rryemes dhe shkarkimi i Bordit të ZRrE-së
Në mënyrë të qet ka përfunduar protesta qytetare kundër paralajmërimit për shtrenjtimin e ri të energjisë elektrike.
Pas ndalimit te zyrat e kompanisë private KESCO dhe ZRrE-së, protestuar janë ndalur edhe te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku i kanë prezantuar kërkesat e tyre.
Më të arritur të ndërtesa e qeverisë, protestuesit kanë drejtuar thirrje kritike për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ata e kanë ftuar të parin e qeverisë që të del nga zyra dhe të takohet me ta.
“Hajde poshtë, dil para popullit”, "Hade përgjigju", "Albin hajni", kanë qenë disa thirrje të protestuesve.
Më pas, Egzon Hajdari nga organizata “Përpjekja”, ka bërë me dije se protestuesi i kanë tri kërkesa kryesore.
“I vetmi rol që ka luajtur ZRRE në këtë rast, është aprovimi i kërkesave të KEDS. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të bashkohen edhe në protestat e radhës edhe më shumë, edhe më fortë që t’i bëjmë tri kërkesa të qarta. Kërkesa e parë imediate, e menjëhershme, duhet të jetë parandalimi i rritjes abuzive të çmimit nga KEDS sepse qytetarët nuk ia kanë borxh fitimin KEDS-it. Kërkesa e dytë, menjëherë pas konstituimit të kuvendit dhe qeverisë duhet të shkarkohet bordi i ZRRE-së i cili po i shërben KEDS-it dhe jo qytetarëve. Kërkesa e tretë, duhet të fillojë të hapet debati dhe të fillojë procesi i shtetimit të KEDS-it. KEDS-i duhet t’i takojë popullit”, ka thënë ai.
Para përfundimit të protestës, ata në shkallet e hyrës së Kryeministrit i kanë lënë pankartat e tyre, të cilat përmbanin mesazhe kritike për Qeverinë, ZRRE-në dhe kompaninë KESCO.
Derisa para qeverisë protestohej qet, ajo më e tensioni ishte kur protestuesit protestuar te ndërtesa e kompanisë KEDS. Aty jo pak shtyrje në mes të protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Më pas, policia e arrestoi një protestues të moshuar. Një gjë e tillë nxiti reagimin e protestuesve. Megjithatë, situata u qetësuar.
Edhe këtu protestuesit mbajtjen fjalime.
aktivisti Erbilin Ajdini.
Ai ka thënë se KEDS për interesa të tij është i gatshëm të ngulfas qytetarët.
“Në vitin 2022 KEDS kërkon që të shtrenjtohen faturat e rrymës, këta e arsyetojnë se ka shtrenjtim anë e mbanë botës, dhe ne i besuam. Vitin tjetër KEDS bëri të njëjtën kërkesë, dhe ndonëse skeptik, i lejuam që të vjedhin pak më shumë se vitin e kaluar. Sot KEDS thjesht zgjat dorën drejt në xhepat tonë dhe merr aq sa ia do qejfi. E kemi pa tashmë që kjo dëshirë nuk ngopet askund, se apetiti i KEDS është i gatshëm që të na ngulfatë që të trashë profitin e tyre. Po nuk iu bindëm, ata na kërcënojnë me kamxhik të territ”, ka thënë ai, duke i vazhduar kritikat ndaj kësaj kompanie.
“Na thonë se pa KEDS nuk do të kishim dritë në lagjet tona, na thonë se pa KEDS nuk do të kemi ngrohje në lagjet tona. Na thonë se problemi është te konsumi ynë i tepërt dhe jo te apetiti i KEDS-it. Vjet u vodhën prej 16.1 për qind, që na bënë trekëndëshi KEDS–ZRRE–Qeveri. Edhe sivjet po duan me na e trashë edhe më shumë e me na thënë se ka rritje tjetër prej 20 për qind, është një hile e zanatit të KEDS”, është shprehur ai.
Edhe këtu protestuesit mbajtjen fjalime.
Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë se kjo nuk do të jetë protesta e fundit. Ata kanë paralajmëruar organizimin e protestave tjera.