Peci: Presidentja ia dha një shansë Kushtetueses për të korrigjuar Aktgjykimin
Deputeti i VV-së, Faton Peci, e ka parë në mënyrë pozitive veprimin e presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.
Ai ka thënë se kjo i jep një mundësi Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar aktgjykimin e fundit.
Para hyrjes në Kuvend, Peci ka thënë se asnjëherë nuk e ka kuptuar pse Kushtetuesja ka vendosur afati 30 ditorë për konstituimin e Kuvendit.
“Mes tjerash, presidentja i ka dhënë një shancë, duke e shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që ajo e ka dhe si garantuese e funksionimit demokrati të institucioneve, ndoshta me e korretu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak se një çështje e tillë nuk është se i ka ndihmuar shumë mundësi së konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Peci, duke dhënë detaje tjera.
“Unë e shoh në frymën dhe prizmin pozitiv për me mutjë me e evitut një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme çka pas një afati të tillë”, ka thënë ai.
Peci ka folur edhe për ofertën që Kurti ia ka bërë Nismës.
“Me aq sa kemi informacione, oferta e kryeministrit për Nismën ka qenë bukur gjeneroze për mundësinë që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme dhe të japin kontributin, idenë, vizionin dhe programin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Peci.