Peci lavdëron policinë për kapjen e armëve në veri: Me gëzon fakti që të pranishëm ishin EULEX-i dhe KFOR-i
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka lavdëruar Policinë e Kosovës, e cila dje ka kapur një sasi të madhe të armatimit në veri të vendit.
Ai ka thënë se e mira e këtij aksioni është se edhe EULEXi dhe KFOR-i kanë qenë të pranishëm në këtë aksion.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se ka pasur koordinim dhe bashkëpunim.
“Aksioni i djeshem i Policise se Kosoves ne zbulimin e nje sasie te madhe te armatimit ne Zvecan meriton, pike se pari qe deshmon koordinimin e duhur, dhe se dyti per t’ia mbyllur gojen interpretimeve dubioze!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me këtë aksion ka mundësi se skenarët e presidenti serb për 28 qershor të kenë pësuar fiasko.
“Vucici paralajmeronte se dicka mund te ndodh ne veri me 28 qershor, por tani ka gjasa te medha se kjo deshire-cytje e tij te kete pesuar fiasko! Kjo padyshim ka te beje me realizimin e enderres se tij per ndarje te Kosoves. Koncepti i “Botes Serbe” meton nese jo sovranitetin e plote atehere ko-sovranitetin ne vendet fqinje te saj ku jeton populli serb. Situata ne veri ka nevoje te shtensionohet sa me shpejte, pasi Kosova humbe me se shumeti, meqenese krejte kjo po ndodhe ne territorin tone, dhe kjo me se shumeti i shkon per shtati Serbise dhe Rusise!”, ka shkruar ai.