PDK për situatën në veri: Dënojmë tendencën për dhunë nga grupet të dirixhuara nga Serbia - NACIONALE

PDK për situatën në veri: Dënojmë tendencën për dhunë nga grupet të dirixhuara nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook nga PKD-ja kanë shprehur shqetësim të thellë për tensionet në komunat veriore, si dhe kanë dënuar tendencën për dhunë nga grupet të dirixhuara nga Serbia.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.” – thuhet në njoftim.

Nga PDK-ja tutje kanë se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës.

Ata tutje kanë ftuar qeverinë që të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrin në koordinim me ndërkombëtarët.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t'i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t'i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.” – thuhet në përfundim.

Lajme të ngjashme