PDK-ja nuk la gjë pa i thënë ministres Haxhiu që mori pjesë në fushatën në Maqedoninë V. në ditë zie - NACIONALE

PDK-ja nuk la gjë pa i thënë ministres Haxhiu që mori pjesë në fushatën në Maqedoninë V. në ditë zie

1 javë më parë

nga NACIONALE

Përveç fushatës zgjedhore në Maqedoninë Veriore, fushatë për këto zgjedhje po bëhet edhe në Kosovë. Sulmet e pushtetit ndaj kandidatit të BDI-së për president, kanë kaluar në një fazë tjetër. Tash, anëtarë të partisë në pushtet e me pozita të larta udhëheqëse në vend. E kjo gjë e ka penguar shumë Partinë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka qenë mjaft kritike për fushatën e Vetëvendosjes në Maqedoninë Veriore.

Tash së fundi kjo parti ka kritikuar pjesëmarrjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një tubim zgjedhor në Maqedoninë Veriore.

Pjesëmarrja e saj u bë në ditën kur në Kosovë ishte ditë zie për shkak të rasteve të vrasjes së grave.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kësaj ‘ikje nga vendi’ të Haxhiut, për çka shkroi se “ende pa u varrosë Gjyljeta, Ministrja paska ikë në fushatë në Maqedoni”.

Sa keq, sa gjynah!”, tha Çitaku.

Edhe Blerta Deliu nga PDK reagoi menjëherë duke shkruar “Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”.

Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë.” – ka thënë ajo.

Edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e ka quajtur “mashtrim dhe hipokrizi”.

Mashtrues e hipokrit! Shpallin “Ditë Zie” në Kosovë dhe shkojnë në fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut! Mjedisi i sigurtë ku gratë mund të jetojnë të lira nga kërcënimi i vrasjes, dhunës dhe diskriminimit bëhet vetëm kur kabineti qeveritar dhe organet e drejtësisë i kryejnë obligimet kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e jetës së grave.” – ka shkruar ajo.

Askush prej tyre deri më tani nuk morën përgjegjësinë kër këtë dështim. Të paktën llogaridhënie përmes dorëheqjes morale. Në vend të kësaj, dje dhe sot, pamë dhe dëgjuam fjalime për punën e tyre të dobët në luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Në ndërkohë, askush prej institucioneve nuk po flet se çka të bëjmë tash e tutje. Vetëm dorëheqja mund t’i shpetoj nga turpi!.” – ka shkruar mes tjerash ajo.

Edhe deputetja tjetër nga PDK-ja, Eliza Hoxha i ka reaguar ashpër minsitrës që mori pjesë në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Ajo është shprehur e befasuar për pjesëmarrjen në fushtatë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një ditë zie për gratë nuk dua të tingëllojë se po gjykojë gratë.Por, ju lutem më thuani se unë jam gabim apo s'po kuptoj...

Si ka mundësi që njerëzit e qeverisë së Kosovës të bëjnë fushata elektorale në shtete të tjera? Dhe, kur jemi këtu, si ka mundësi një Ministre e Drejtësisë nga Kosova në ditën e zisë për gratë e vrara në Kosovë, të shkoj e të bëjë fushatë në Maqedoni? Si?” – ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Vetëvendosje është rreshtuar në krah të kandidatit për president, Arben Taravari.

Lajme të ngjashme