PDK-ja e përkrahë Marshin “Liria ka emër” që organizohet në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së - NACIONALE

PDK-ja e përkrahë Marshin “Liria ka emër” që organizohet në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Këtë marsh e kanë organizuar deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, e analisti politik Ismail Tasholli.

Në përkrahje të këtij marshi, e me ftesë për qytetarët që të bashkohen sa më shumë në numër, doli edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënëse në emrin e tij dhe të PDK-së, e përkrhaë dhe e mbështetë këtë marsh.

Postimi i Krasniqit:

Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim.

Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare!

#LiriaKaEmër #UÇK

Lajme të ngjashme