PDK-ja e mbështet Pecin për shkarkimin e nënkryetares së Zveçqanit: Veproi drejt - NACIONALE

PDK-ja e mbështet Pecin për shkarkimin e nënkryetares së Zveçqanit: Veproi drejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka dhënë mbështetje kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili dje e ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviqin.

Gjoshi ka thënë se Peci, i cili vije nga PDK-ja, ka vepruar drejt në këtë rast.

Ajo është dashur ta kuptojë që e ka emëruar zotëri Peci, ka qenë nënkryetare e saj, nuk është dashur të tejkalojë, të merret me çështje që nuk i përkasin asaj dhe të punojë në interes të qytetarëve të komunës të cilës ka qenë e caktuar nga kryetari Peci. Ka marrë vendim të drejtë po besoj”, ka thënë Gjoshi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dje ka treguar arsyet e shkarkimit të nënkryetares.

Asnjëherë nuk është përgjigjur dhe nuk ka ardhur në vendin e punës”, ka thënë Peci për gazetën Nacionale.

Lajme të ngjashme